Policia e Kosovës ka realizuar aksion në tetë lokacione të ndryshme përgjatë magjistrales Prishtinë-Pejë të premten.
Nga kontrollet janë gjetur narkotikë dhe përveç substancave janë sekuestruar edhe vetura, para dhe telefona.
Janë arrestuar gjashtë persona lidhur me rastin dhe janë dërguar në mbajtje.
“Raportohet se më 12.05.2023 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata dhe pas një hetimi disa mujor nga DHTN është bërë kontroll në 8 lokacione të ndryshme dhe gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 kg. 650 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tre vetura, 3 467 € para të gatshme, 12400 lekë, 7 telefona”, thuhet në raportin ditor të PK-së.