Një rast i pazakontë ka ndodhur të dielën në fshatin Maxharrë të komunës së Malishevës.
Në këtë rast janë të përfshirë një grua dhe vjehërria e saj.
Dyshohet se këta të fundit ia kanë marrë pasaportënme vizë gjermane viktimës dhe fëmijëve të saj, duke ia pamundësuar kthimin në Gjermani.
Nuk dihet ende arsyeja se pse ka ndodhur ky konflikt.
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjakovës.
Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional pranë kësaj prokurorie tha në një përgjigje për Klankosova.tv se të dyshuarit janë në arrati dhe se janë në kërkim policor.
“Duke u bazuar në pyetjet e parashtruara, ju njoftojë se lidhur me këtë çështje është inicuar rasti në polici e që ndërlidhet me kryerjen e veprës penale Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes nga neni 336 të KPRK-së”, tha Batusha për Klankosova.tv
Është raportuar se gruaja kishte përjetuar dhunë psikike nga vjehërria dhe burri.
Ajo ishte dërguar tek familja e saj me pretekstin se “do ta lëshojnë”.
Sipas viktimës ajo dyshon se vjehërria e saj tashmë kanë ikur për Gjermani/ Klankosova.tv