Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka përkujtuar babanë e vet, veprimtarin e Lëvizjes Kombëtare Ukshin Hoti, në 24-vjetorin e zhdukjes.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se edhe pse ai nuk arriti të bëhej udhërrëfyes i jetës së të birit, u bë udhërrëfyes i popullit shqiptar.
“Nuk e pata fatin që të bëhesh udhërrëfyes i jetës time, por Ti u bëre udhërrëfyes i fatit të popullit tonë.
24 vjet dhimbje pa ty, 24 vjet me krenarinë që rritet çdo ditë”, ka shkruar Hoti në Facebook.