Andini përkujton babanë me fjalët: S’pate fatin të bëheshe udhërrëfyes i jetës sime, por u bëre i fatit të popullit

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka përkujtuar babanë e vet, veprimtarin e Lëvizjes Kombëtare Ukshin Hoti, në 24-vjetorin e zhdukjes.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se edhe pse ai nuk arriti të bëhej udhërrëfyes i jetës së të birit, u bë udhërrëfyes i popullit shqiptar.

“Nuk e pata fatin që të bëhesh udhërrëfyes i jetës time, por Ti u bëre udhërrëfyes i fatit të popullit tonë.

24 vjet dhimbje pa ty, 24 vjet me krenarinë që rritet çdo ditë”, ka shkruar Hoti në Facebook.