Sulmuesi i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri ka mbetur lojtari më i paguar këtë vit në MLS kanë njoftuar mediumet e huaja të mërkurën.
Shaqiri, i cili iu bashkua ekipit nga SHBA-ja në fillim të vitit të shkuar, ka 7.3 milionë dollarë pagë bazë këtë vit, e cila në total me kompensime shkon deri në 8.1 milionë dollarë.
Shaqiri ka lënë pas vetes sulmuesin italian, Lorenzo Insignen që ka pagë totale prej 7.5 milionë dollarësh dhe është pjesë e skuadrës së Torontos.
Ndërkohë, në pozitën e tretë, renditet sulmuesi i LA Galaxy, meksikani Javier Hernandez me 7.4 milionë dollarë./Koha.net