Kohët e fundit po qarkullon në mediat sociale lajmi se moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të organizojnë këtë verë dasmën e tyre.
Ishte Armand Peza ai që ka treguar disa detaje ekskluzive, në lidhje me dasmën madhështore të çiftit.
Peza tha se kanë ecur shpejtë organizimet dhe angazhimet për ngjarjen e ëndrrave.
“Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët.
Këtë verë është dasma. Arbana dhe Eduardi kanë një rreth të gjerë shoqërore dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, si dhe disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak. Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritetet në jetë, bën gjërat që shijon vetë”. /GazetaSinjali