Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social, ka publikuar njoftimin e ministrit Tomislav Zhigmanov ku thuhet se me vendim të tij është caktuar seanca konstituive e Këshillit Kombëtar Shqiptar, e cila do të mbahet më 23 maj, raporton Spektri.
Sipas vendimit, seanca do të mbahet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë, me fillim nga ora 11:00.
Kujtojmë se nga zgjedhjet e elektorëve lista e formuar rreth koalicionit PVD-LPD-PD-PDSH ka fituar 10 delegatë, ndërsa lista e APN ka fituar 5 delegatë.
15 delegatët e përzgjedhur pas konstituimit të seancës mund të thirrin një seancë të re për të zgjedhur udhëheqësinë e re në këtë institucion.
Sipas marrëveshjes paraprake, në krye të KKSH-së pritet të vije Nevzad Lutfiu nga rradhët e LPD-së./Spektri