Real Madridi ka kaluar në finale të “Play-Offit” në Euroligë, që po mbahet këtë vit në Lituani.
Skuadra nga kryeqyteti spanjoll triumfoi sonte në “El Clasicon” e basketbollit, duke eliminuar Barcelonën në gjysmëfinale.
Ndeshja e zhvilluar në “Zalgirio Arena” përfundoi me rezultatin 66:78.
Në këtë triumf te Real Madridit u dalluan Walters Tavers me 20 pikë, dhe Mario Hezonja me 14 sosh.
Te Barcelona u dallua Alex Abrines me 16 pikë.
Real Madridi në finalen e madhe do të takohet me Olympiacosin, kurse Barcelona do të luajë për vendin e tretë, kundër Monacos.
Këto ndeshje do të zhvillohen të dielën.