A do të çojnë tensionet në Lindjen e Mesme në një tjetër goditje të çmimeve të tregut në Evropë?
Analisti i energjisë, Dr. Yousef Alshammari, ndan pikëpamjen e tij mbi çmimet e naftës.
Bëhet e ditur se nafta e papërpunuar Brent është rritur për 1.2% në 66 euro për fuçi, ndërsa WTI amerikane po tregtohet me 1.2% me rreth 63 euro për fuçi, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Alshammari ndau gjithashtu mendimet e tij mbi atë që Evropa duhet të bëjë për ta bërë veten më konkurruese ndërsa vazhdon të përballet me çmimet e larta të energjisë.
“Sfida e energjisë nuk është e re për Evropën, por ajo që po shohim është mbi objektivat ambicioze klimatike. Unë besoj se Evropa duhet së pari të vendosë objektiva realiste për tranzicionin energjetik”, shtoi analisti.
“Ne gjithashtu duhet të investojmë në sigurinë e energjisë. Pa gaz natyror dhe bërthamor, besoj se siguria energjetike në Evropë do të vazhdojë të jetë e paqëndrueshme. Qoftë varësia nga Rusia apo luhatjet në çmimet e naftës”, përmbylli ai.
Ndryshe, Alshammari tha se sfidë tjetër është edhe uniteti midis shteteve anëtare. /Telegrafi/