Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Crvena Zvezdës dhe Benficas, u mbyll me fitoren e portugezëve, por që një episod gjatë ndeshjes tregoi edhe njëherë mendësinë e tifozëve serb.
E si zakonisht, tifozët serbë kanë vazhduar me gjestet aspak të pranueshme, duke shpalosur hartën e Kosovës me flamurin serb në të në një ndeshje të nivelit më të lartë siç është Liga e Kampionëve.
Kjo u bë në një ndeshje të rëndësishme si Liga e Kampionëve, gara më e fortë që udhëhiqet nga UEFA.
I pranishëm në ndeshje ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleskandar Vuçiq.
Benfica fitoi me rezultat 2-1 ndaj ekipit serb, ku shënues ishin dy turq – Kerem Akturkoglu dhe Orkun Kokcu. /Telegrafi/