Aksioni i Policisë së Kosovës në Veri, Besnik Bislimi thotë se mos pagimi i rrymës nxit aktivitete kriminale

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente.

Kjo pasi ai thote se mos pagesa e rrymës ( duke iu referuar Veriut) po nxit aktivitetin kriminal në dëm të taksapaguesve.

”Zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente. Mospagesa nxit aktivitetin kriminal në dëm të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova ka luajtur vazhdimisht një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër“, ka shkruar Buslimi në Twitter.

Të hënën Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Mitrovicën e Veriut.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se janë konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llampë elektrike për laborator, municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara. /Sinjali