Qeveria amerikane po shet një artikull të pazakontë në ankandin e planifikuar këtë muaj: 0.7501 bitcoin.
Bitcoin u rrit me 2 për qind në 53,770 dollarë të martën gjersa me çmimet aktuale, oferta qeveritare e Bitcoin e detajuar nën lotin 4KQSCI21105001 barazohet me rreth 40,312 dollarë.
Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme të SHBA-së përdor ankande për t’i ofruar mundësi publikut të bëjë oferta mbi pasuritë e tepërta federale. Agjencia nuk ka specifikuar se nga erdhi teprica me Bitcoin, transmeton Telegrafi.
Ofertat për fraksionin e Bitcoin është planifikuar midis 15-17 mars, raporton buisnessinsider.
Bitcoin është bërë një forcë e inovacionit dhe ka parë nivele të ngritjeve të konsiderueshme që nga shpikja e saj pas krizës financiare të vitit 2008.
Mbrojtësit e kriptomonedhave janë të bindur se do të vazhdojë të diferencohet më tej nga klasat tradicionale të aseteve, veçanërisht pasi lojtarët kryesorë të Wall Street kanë filluar ta shtojnë atë në bilancet e tyre. /Telegrafi/