Anthony Hopkins bëhet i nominuari më i vjetër për ‘Aktorin më të mirë’ në “Grammy Awards 2021”

Anthony Hopkins ka bërë histori si aktori më i vjetër i nominuar për një çmim të Akademisë në kategorinë e ‘Aktorit më të mirë’ në moshën 83 vjeçare.

Ylli është nominuar për rolin e tij kryesor në “The Father”, një film që ka të bëjë me një burrë që lufton me humbjen e kujtesës.

Rekordi i mëparshëm për të nominuarin më të vjetër të ‘Aktorit më të Mirë’ u mbajt nga Richard Farnsworth i cili ishte 79 vjeç kur u nominua për “The Straight Story” në 1999.

Anthony Hopkins (Foto: Shutterstock)

Aktori nga Uellsi është nominuar së bashku me aktorin e ndjerë Chadwick Boseman për “Black Bottom” të Ma Rainey, Riz Ahmed për “Sound of Metal”, Gary Oldman për “Mank” dhe Steven Yeun për “Minari”.

Anthony, personazhi i të cilit quhet po ashtu Anthony, luan së bashku me Olivia Colman në film, e cila është nominuar për aktoren më të mirë dytësore për rolin e saj si vajza e tij, Anne.

“The Father” është filmi i dytë më i nominuar në ceremoninë e këtij viti në shtatë kategori, ndërsa “Mank” ka marrë më shumë se dhjetë.

Pjesë nga filmi “The Father” (Foto: AP)

Florian Zeller është regjisor i kësaj drame ku luan edhe Rufus Sewell, Imogen Poots dhe Mark Gatiss.

Anthony më parë fitoi një Oskar për ‘Aktorin më të Mirë’ në 1992 për rolin e tij si Hannibal Lector në “The Silence of the Lambs”. /Telegrafi/