Apel i rëndësishëm për popullatën e Komunës së Bujanocit!





Regjistrimi i popullsisë tashmë ka hyr në fazën e fundit.

Komisioni Komunal në Bujanoc bënë apel tek banorët të cilët ende nuk janë regjistruar, që të rrinë në kontakt me regjistruesit ose instruktorët në mënyrë që ta kryejn regjistrimin brenda afatit të paraparë.

Derisa në disa vendbanime regjistrimi është afër përfundimit, në disa të tjera kanë mbetur ende shumë për t’u regjistruar.
Sipas informacioneve të siguruara nga Spektri, në Komunën e Bujanocit kanë mbetur pa u regjistruar edhe rreth 25-30% e shtëpive.