Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka reaguar publikisht për ish-bashkëshortin e saj, reperin Fero, me të cilin ka një vajzë.
Në një shkrim të gjatë, ajo ka renditur një sërë akuzash të rënda ndaj tij, duke thënë se ka përjetuar dhunë, abuzim emocional dhe manipulim gjatë kohës që kanë qenë bashkë.
Arbenita thekson se ka heshtur për një kohë të gjatë për të mos e ngarkuar vajzën e tyre me historitë negative, por se tani ka vendosur të tregojë të vërtetën.
“Historia e tij kurrë nuk u tregua, sepse nuk dua që vajza ime dhe të gjithë të tjerët të mendojnë se ai është një përbindësh. Por le të tregoj disa gjëra,” shkruan Arbenita.
Ajo përmend abuzimin me substanca, tradhtinë, dhunën ndaj saj dhe familjarëve të tjerë, mungesën e stabilitetit financiar, si dhe përdorimin e vajzës së tyre si “taktikë hakmarrjeje”.
“Ka abuzuar me kokainë – madje unë pagova për rehabilitimin e tij, por ai sërish u kthye tek ajo. Më vonë kam zbuluar që shet edhe drogë. Çfarë shembulli i jep fëmijës së tij kështu?”
“Jam përpjekur ta mbroj vajzën time nga gjithë kjo toksicitet, manipulim dhe gënjeshtra. Po të sillej me respekt si një burrë i vërtetë, nuk do të kisha asnjë kundërshtim që të kishte marrëdhënie të shëndoshë me vajzën,” shkruan ajo.
Modelja tregon se dhuna ndaj saj nisi qysh gjatë shtatzënisë
“Ka më goditur kur isha shtatzënë me vajzën tonë, gjithashtu ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.”
Ndër të tjera, Arbenita thotë se Fero ka bërë deklarata të rreme në gjykatë, e ka kërcënuar, e ka fyer duke e quajtur “gjuetare floriri” dhe se gjatë vizitave me vajzën e tyre ka tentuar ta intimidojë për t’u rikthyer bashkë.
“Gjatë gjithë marrëdhënies sonë, unë pagova për gjithçka – pushime, shtëpi, makina, ushqim, kujdes shëndetësor. Ai asnjëherë nuk kontribuoi.”
Modelja gjithashtu ka treguar se, pavarësisht gjithçkaje, ka bërë përpjekje që të mundësojë takimet e Feros me vajzën, por sipas saj, reperi i ka refuzuar duke i shndërruar në dramë publike.
Në fund të reagimit të saj, Arbenita u dërgon një mesazh grave që gjenden në situata të ngjashme:
“E di që duket si një betejë e pamundur për ta fituar, por ju lutem thyejeni ciklin. Nëse unë munda ta bëj, edhe ju mundeni. Jam e lirë nga një ‘dusty’ dhe nuk do të kthehem kurrë mbrapa.”