Ditë të arta e presin Armando Brojan në karrierën e tij, ku rikthimi i tij te Çelsi ka zgjuar interes të madh për të gjithë sportdashësit dhe jo vetëm. Ylli 21-vjeçar shqiptar është ndër emrat më të lakuar dhe më të ndjekur në “Premier League”, ndaj i quajmë ditë të arta në karrierën e tij. Por na vjen keq të themi që në jetën e tij personale, gjërat nuk po ecin edhe aq mirë.
Pak muaj më parë, “Panorama Plus” zbuloi se djaloshi shqiptar ishte i lidhur me një vajzë jo të famshme, të quajtur Fidela. Por duket se historia mes dy të rinjve ka përfunduar. Ndonëse dukej si një raport serioz, dy të rinjtë e kanë mbyllur këtë histori pa shumë bujë. Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin apo pse u ndanë, por nëse bazohemi tek interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat dukeshin goxha serioze.
Kështu, ylli i futbollit shqiptar kishte vendosur në “Bio” e tij të “Instagram”-it shkronjën e parë të emrit të të dashurës së tij, F, duke e shoqëruar edhe me një zemër të bardhë. Ky është pa dyshim një hap i madh në zyrtarizimin e një lidhjeje.
Dhe nuk mbaron me kaq. Ndonëse Armando nuk ka postuar asnjë foto me partneren e tij dhe nuk ka folur asnjëherë publikisht rreth saj, komentet e tyre nuk mungojnë. Në një postim Fidela i ka shkruar Brojës “Dashuria ime”, teksa ai ia ka kthyer me emojin e një unaze… fejesë? Përdorimi i një emoji të tillë zakonisht tregon fejesë ose martesë, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur nga Broja për të shprehur dashurinë e tij ndaj Fidelës, duke e konsideruar si “gruaja” e tij.
Por sot jemi në kushtet që futbollisti i Çelsit as nuk e ndjek më në rrjetet sociale Fidelën dhe natyrisht e ka hedhur germën F nga Bio e tij në “Instagram”. Duke u fokusuar vetëm te karriera e tij, Broja nuk ka folur kurrë për këtë histori dashurie, duke preferuar ta jetojë larg zhurmës mediatike. Aq më pak që tashmë gjithçka ka përfunduar, futbollisti shqiptar do të zgjedhë të ndajë publikisht këtë histori.
Sikundër mund ta shihni në foton e mëposhtme, Fidela është një vajzë shumë simpatike, por nuk është një figurë publike. Rrjedhimisht, nuk dihet asgjë për jetën e saj private, por deri tani kemi mësuar se ajo studion për Drejtësi.
Broja ishte në Shqipëri me të mbyllur sezonin e tij në “Premier League”. Ai u shfaq duke pushuar me familjen dhe natyrisht që Fidela mungoi në këto pushime. Futbollisti zgjodhi për pushimet me familjen destinacionin e pushimeve ideale. Vetë talenti shqiptar ka publikuar në “Instagram”-in e tij foto teksa është duke pushuar në resortin “Prestige”.