Sulmuesi austriak Marko Arnautovic shpërtheu në të shara ndaj futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, menjëherë pasi shënoi gol në përballjen mes dy skuadrave dje, ndërsa 24 orë më vonë është penduar dhe ka kërkuar ndjesë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi ka kërkuar ndjesë ndaj futbollistëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe miqve të tij shqiptarë e maqedonas, teksa ka theksuar se racizmi nuk ka vend në jetën e tij.
“Thashë disa fjalë më shumë seç duhet për shkak të emocioneve të ndeshjes dhe dua të kërkoj falje. Sidomos miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Dua të sqaroj diçka: nuk jam racist. Kam miq pothuajse në çdo shtet dhe mbështes diversitetin. Të gjithë ata që më njohin, e dinë këtë gjë”, lexohet në postimin e Arnautovic.