“Sistemet informative afariste”; Hapet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinjë në Fakulltetin Ekonomik të Suboticës – paralelja në Bujanoc

Fakullteti Ekonomik i Suboticës, paralelja në Bujanoc tashmë ka publikuar afatet për dorëzimin e dokumentacioneve për studentët e rinjë të cilët dëshirojnë të regjistrohen në drejtimin e ri “Sistemet informative afariste”.

Dorëzimi i dokumenteve për aplikim në studime IT Biznes, drejtimi Sistemet informative afariste, do të bë bëhet më 23 dhe 24 Qershor, gjatë periudhës 08:00-14:00.

Për të apkuar në këtë konkurs nevojitet diploma, dëftesat e shkollës mesme dhe letërnjoftimi ose pasaporta.

Përveç paraqitjes personalisht në hapsirat e paraleles së Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet edhe Online.

Provimi pranues do të mbahet më 2 Korrik, ndërsa publikimi i rezultatit do të bëhet një ditë pas.

Drejtimi Sistemet informative afariste do të fillojë këtë vit me studentët e parë, ndërsa studimet do të zgjasin katër vite, me mësimin që do të mbahet në gjuhen serbe dhe në gjuhën shqipe.

Sistemet informative afariste është program studimor në fushën e ekonomisë afariste, kurse titullin të cilin e fiton studenti i cili përfundon studimet në këtë drejtim është: i diplomuar për IT biznes.

Programi studimor “Sistemi informativ afarist” është vendi i arritjes të këtyre njohurive, kompentenca dhe aftësitë prej dy fushave dominuese të digjitalitetit të ditëve të sotit: teknologjitë komunikaciono-informative dhe sfera elektronike e biznesit dhe ekonomisë.

Ndërsa 90 studentë do ta kenë të drejtën e studimeve pa pagesë, pasi financimin e tyre do ta mbuloj Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Për më tepër informata rreth afateve dhe kushteve të regjistrimit, klikoni në portalin https://pis.ef.uns.ac.rs/sq/ i dedikuar për drejtimin e ri.