Pjestarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë kanë arrestuar M.D. (2004) nga Komuna e Preshevës, pasi dyshohet se ka kryer një krim të rëndë kundër sigurisë së transportit publik.
Ai dyshohet se në fshatin Leran të rrethit të Preshevës, me një Volkswagen kishte aksidentuar dy këmbësorë të moshës 79 dhe 73 vjeç të cilët po ecnin në anën e djatht të rrugës.
Shtatëdhjetëenëntë vjeçari për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa i moshuari tjetër ishte transportuar për në qendrën shëndetësore në Vranjë.