Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut që jetonte në Bujanoc, shiste produkte online pa deklaruar!





Pjesëtarët e MPB-së në Vranjë, në bashkëpunim me inspektorët e Policisë Tatimore, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në këtë qytet, kanë paraqitur kallëzim penal kundër një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, pesëdhjetë e gjashtë vjeçar, me banim në një zonë në Bujanoc, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepra penale të shmangies nga tatimi dhe mashtrimit tatimor.

Ai dyshohet se nga data 01.01.2019 deri më 15 maj të këtij viti, si përgjegjës i një dyqani në Bujanoc, në librat e tij afarist nuk ka raportuar qarkullimin e mallrave që e ka blerë në tregun ilegal dhe të cilin e ka reklamuar dhe shiten përmes rrjeteve sociale persona fizik në territorin e Serbisë, për postës.

Gjithashtu dyshohet se gjatë kësaj periudhe nuk ka dorëzuar deklarata tatimore në organin tatimor kompetent për qarkullimin e mallrave.

Në këtë mënyrë, siç dyshohet, ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Serbisë për më shumë se 36.500.000 dinarë.