Guardiola ka një kërkesë për tifozët në ndeshjen kundër United





Pep Guardiola i ka thënë skuadrës së Manchester City-t, që të ushqehet me atmosferën dhe presionin e shkaktuar nga tifozët në ditën e derbit.

Kampionët e Premierligës mund të shkojnë tetë pikë më shumë se Manchester United me fitore të dielën dhe Guardiola u bëri thirrje tifozëve të Cityt të ngjallin furi.

Guardiola beson se zhurma brenda stadiumit Etihad është rritur kohët e fundit dhe një turmë me kapacitet mund të luajë një rol.

“Shkoni në stadium dhe është e rëndësishme që të ndiejmë presion prej tyre”, tha ai.

‘Kërkoni më të mirën. Ne kemi nevojë për të, dua që ata të jenë aktivë. Nuk është vetëm një lojë futbolli. Ne duhet të kërkojmë më të mirën nga vetja. Stadiumi do të jetë plot, tifozët pas nesh – ata e dinë që ne do të bëjmë më të mirën’’, tha Guardiola.