Ballkani sot përballet me Astanan

Ballkani sot do ta luajë ndeshjen e katërt në Europa Conference League, që do të nisë nga ora 16:30.

Suhareka përballë do ta ketë Astanan e Kazakistanit, nga e cila u mposht në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 1-2.

Kampioni i Kosovës në grupin C të Ligës së Konferencës renditet si i treti me tri pikë, aq sa kanë edhe Dinamo Zagrebi që është në vendin e dytë dhe Astana në vendin e katërt, njofton Klankosova.tv.

Një fitore do t’i rriste gjasat Ballkanit që të vazhdojë tutje në garën e tretë për nga rëndësia në futbollin evropian.