Giovanni Branchini, i cili ishte agjenti i Ronaldo Nazario në vitin 1997, ka zbuluar arsyet pas vendimit e marrë që klienti i tij të largohej nga Barcelona dhe të bashkohej me Interin.
Ronaldo ishte bashkuar me Blaugrana në vitin 1996 nga PSV Eindhoven dhe kishte disa paraqitje të jashtëzakonshme me klubin, duke shënuar 34 gola në 37 ndeshje që në sezonin e tij të parë, që mbeti edhe i vetmi me këtë klub.
“Kishte disa ditë negociata me avokatin e Barcelonës dhe nënkryetarin e tyre [Joan] Gaspart”.
“Dallimi që ata nënvlerësuan ishte klauzola, e cila ishte vendimtare”.
“Një natë ne ‘rrëmbyem’ Ronaldon nga hoteli në Barcelonë dhe shkuam në shtëpinë e partnerit tim Carlo Pallavicino”.
“Ne kishim një takim ku nëse Barcelona do të na kishte paraqitur një kontratë të pastër, ne do ta kishim nënshkruar atë. Nëse jo, çfarë të bëjmë? Kishte një dosje të vogël me skuadra si Lazio, Inter dhe Rangers”.
“Ne nuk kishim asgjë kundër rinovimit me Barcelonën, por nuk donim kontrata të imazhit dhe të situata të komplikuara”.
“Nëse doni që një kanal televiziv të paguajë një pjesë të kontratës, mirë, për sa kohë që na i paguanin taksat”.
“Ne nuk dëshironim të ndiqnim një rrugë që do të rrezikonte të ardhmen e lojtarit më të rëndësishëm në botë”, tregon Branchini
Të dy palët më në fund arritën një marrëveshje, por qëndrimi i Barcelonës bëri që Branchini të ndryshonte mendim dhe të vendoste që Ronaldo duhej të largohej nga ia klub.