Bartja e shamisë në shkolla: Ish-këshilltari i Kurtit padite ministren e Arsimit





Durim Berisha ish këshilltar i kryeministrit Kurti, ka njoftuar se ka ushtruar padi administrative kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në lidhje me çështjen e heshtjes administrative kundrejt udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare.

Berisha ka thënë se mbetet me shpresë se gjykata kompetente do ta trajtoj objektivisht padinë e dorëzuar.