Qytetarët e Komunës së Bujanocit po vazhdojnë të vaksinohet në Qendrën e Vaksinimit në Bujanoc.
Nga të dhënat që ka siguruar Spektri, deri tani në Komunën e Bujanocit janë vaksinuar 3.441 qytetarë, ndërsa edhe shumë qytetarët tjerë vazhdojnë të presin për t’u vaksinuar.
Mbi 2 mijë qytetarë tashmë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.
Interesant është fakti se përkundër që në nivel shtetëror qytetarët më së shumti kanë pranuar dozat e Sinopfarm dhe Sputnik, në Bujanoc shqiptarët më së shumti po presin për vaksinën Pfizer.
Në fillim të fushatës për vaksinim shqiptarët dhe romët ishin skeptik rreth vaksinimit, por duket se paralajmërimi i pasaportave të gjelbërta ka shtyrë që interesimi për vaksinën Pfizer të rritet shumë.
Nëse llogarisim banorët rezident në Komunën e Bujanocit, numrin e personave që kanë marrë dozën e dytë dhe numrin zyrtarë që janë prekur me Covid-19, atëherë mund të konstatojmë se mbi 20% e qytetarëve zyrtarisht janë me antitrupa. Në këtë numër nuk janë llogaritur edhe qytetarët që përkundër simptomave nuk janë testuar./Spektri