Bujanoc: Dita e marte rekord me të prekur me Covid-19

Dita e djeshme në Bujanoc ka qenë më e rënda sa i përket testimit për Covid-19.

Gjatë ditës janë testuar gjithsejt 141 qytetarë, 131 të rritur dhe 10 fëmijë.

Nga këto testime, 24 qytetarë nga Komuna e Bujanocit dhe një nga Komuna e Vranjës kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Gjatë muajit mars në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 284 raste me Covid-19./Spektri