Detaje të reja tronditëse për ish të dashurën e Boateng që u vetëvra, futbollisti e detyroi të nënshkruante një dokument





Zbulime të reja tronditëse po dalin në dritë për ish të dashurën e Jerome Boateng, e cila u vetëvra një vit e gjysmë më parë.

Kasia Lenhardt ishte në një lidhje me ish-mbrojtësin e Bayern Munich, por lojtari gjerman duket se ishte sjellë keq ndaj saj dhe kishte vazhduar disa herë të zihej. Vajza mori jetën e saj, megjithatë, hetimet për të përcaktuar nëse Boateng është drejtpërdrejt apo indirekt përgjegjës janë në vazhdim.

Sipas një raporti më të ri nga CORRECTIV, Boateng dyshohet se e detyroi ish të dashurën e tij të nënshkruante një dokument që ligjërisht nënkuptonte se ajo “të rrinte e heshtur” për marrëdhënien e tyre, ku ai dyshohet se e abuzoi me të.

Më në fund, Kasia u vetëvra më 9 shkurt 2021, dy javë pas nënshkrimit të dokumentit në fjalë.