Diskriminimi i shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave

Shkruan: Refik HASANI

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhon këto efektet tepër të dëmshme,si: Nëse nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një shtetasë i huaj,por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjorë, apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejtë të filloj, të kryej, të vazhdoj edhe ndërmarrë veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-ës dhe akteve tjera që jan të garantuara edhe me kartën OKB-ës. Nëse nuk jam Shtetasë i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument të gjendjes civile të identifikimi nga institucionet Administrative, Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj Nëse nuk jam Shtetasë rezidentë, atëherë nuk do njihem zyrtarisht si Shtetasë i Republikës së Serbisë, Humbja e të drejtës, në përfaqësim e trashigimi, nuk mund të kryejm blerje-shitje në pronat tona të luajtëshme e të paluajtëshme, nuk mund të kryejmë veprime tjera financiar, të kësaj natyre etj, Nëse si një qytetarë rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk kam rezidencën të rregulltë në Republikën e Serbisë.

 Këto janë shkelje, cenim, mohim të së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve, kështu do të rrezikojm të humbasim pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejtë në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrin të shpopullojë zytarisht Medvegjën,Bujanocin e Preshevën.

 ** 

Pasivizimi i adresave i neve është diskriminim, sepse në tokën tonë, në pasurin tonë do të mbetemi të huaj. Do të mbetemi pa dokumenta,do të shuhemi ligjërisht, do të mbesim të askujt në vendin ton. Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave i neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, është një ndër sfidat më të mdha, por:Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës do të duhej bërë nga një deklaratë,pse Jo Rezolutë,Tirana e Prishtina zyrtare , pse të mos e adresojn në BE e OKB,pse të mos bëhet një peticion në këto adresa,pse të mos protestohet ,të njëjtën ditë e orë në Medvegjë,Tiran,Prishtinë, Ëashington e gjetiu. 

**

 Kryeministri Shqiptarë Edi RAMA, dëshiron të ngjall një mini-Jugosllavi, herë në Ohër, herë në Beograd e Novi Sad, Presidentit të Serbisë Aleksandërë VuÇiq, nuk i kërkon së paku Çështjen e pasivizimi të adresave, Abetaret të përdorim ne shqiptarët në Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. ** Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës do të duhej të shtrohet sot se nesër do të bëhet tëpër von.*Autori ēshtë Mr.Sc, nga Bujanoci përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore, ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si:Reciprocitetin, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin e një zyre në kuadër të zyrës.