Ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për raundin e parë të zgjedhjes të presidentit të ri të hënën në parlament.
Në sekretarinë e kuvendit nuk është depozituar asnjë kandidaturë.
Në të tilla kushte raundi i parë të hënën ora 17:00, do të zhvillohet pa pasur një emër për tu votuar.
Pavarësisht mospasjes së një emri raundi i parë sipas kushtetutës do të quhet i ezauruar për t’ia lënë vendit raundit të dytë.
Do të jetë konferenca e kryetarëve të martën e cila vendos datën për raundin e dytë.
Tryeza e negociatave në javën që po lëmë pas, mes trojkës socialiste Balla, Spiropali dhe Gjiknuri dhe kryetarëve të dy grupeve parlamentare nuk prodhoi emra.
Presioni kohë sa vjen e shtohet në gjetjen e një ose disa emrave për ti votuar në raundin e dytë i cili kërkon 84 vota./tch