Dua Lipa mendon se do të ishte “e çuditshme” të diskutonte për jetën e saj private në këngët e saj dhe mendon se është ‘vegël marketingu’ që përdorin tjerët
Ylli botëror i muzikës Dua Lipa thotë se nuk pëlqen të përfshijë jetën private nëpër këngë.
27-vjeçarja ka fituar çmimin Grammy me hitet si “Don’t Start Now” apo “Break My Heart”, por ajo beson se disa këngëtarë përfshijnë jetën e tyre private apo problemet e tyre në muzikë, duke e përdorur si vegël marketingu. Dua Lipa thotë se do të ishte e çuditshme nëse adhuruesit do të fillonin ta analizonin punën e saj në atë mënyrë.
“Veçanërisht të qenit në sy të publikut, dikush gjithmonë pret që ju të merrni në thua apo të dështoni apo çfarëdo qoftë. Mendoj se është vegël marketingu: Sa rrëfimtare mund të jesh? Unë nuk vendosi aq shumë nga jeta ime për njerëzit që të gërmojnë në muzikë në këtë mënyrë të çuditshme e analitike”, tha Lipa për New York Times.
Jashtë muzikës Dua Lipa, moderon podcastin “At Your Service” dhe ka bërë debutimin në aktrim me një paraqitje të shkurtër si “Sirena Barbie” në filmin hit të kësaj vere “Barbie” të Greta Gerwig.
Ajo është po ashtu duke xhiruar albumin e tretë dhe ka treguar se është shumë e zënë dhe se nuk ka as shumë kohë për të parë televizor.
“Nuk dua t’ju tregoj telefonin, pasi ndjehem në turp, por e kam të planifikuar çdo minutë: ku do të shkoj, çfarë do të bëj. Nëse dua të shoh ‘Succession’ duhet të bëjë orar për këtë. Por, përderisa argëtohem ende do të vazhdojë me muzikën. Por, pse të mos jem në gjendje të bëjë po ashtu edhe gjërat tjera që i dua?” – ka thënë Lipa që ka shpërthyer me hitin “Levitating”./Koha.net