Dy opinionistët e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari, janë futur sonte brenda shtëpisë.
Ishte një ide e produksionit për të ftuar personazhe kryesisht konkurentë. Por kjo do të ketë një kosto për çmimin pasi për çdo të ftuar do jepen nga 500 deri në 2500 euro.
Gjithsesi Arbri dhe Balina e bënë ‘qokën’ sipas traditës. Sapo pinë kafen, ata lanë nga 5 mijë lekë të vejtra nën filxhan.
Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku po konsumojnë darkën së bashku me banorët e më pas do të dalin sërish jashtë.
Banorët e BBV kanë pasur më herët këngëtarë të ftuar që këndonin për ta, por kjo është hera e parë që dikush u ulet në tavolinë dhe kalon momente nën shoqërinë e tyre. Përjashtim bëri vetëm Sabiani, i cili ka konsumuar një darkë me Ilir Shaqirin, dëshirë e shprehur nga vetë balerini.
Të ftuarit i janë nënshtruar instruksioneve dhe kontrolleve të rrepta. ‘Edhe 5 mijëshen ma kontrolluan mos ketë ndodnj mesazh’, u tha Arbri banorëve.