A do të ketë ndryshim të masave?

Epidemiologu Branislav Tiodoroviq ka deklaruar sot se masat aktuale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të vendosura nga Shtabi i Krizave duhet të mbeten në fuqi, por se për momentin nuk nevojiten disa rregulla të reja.

Siç ka thënë Tiodoroviq për Blic-in e sotëm, tani nuk është e mundur të ndryshohen masat, sepse ka kaluar shumë pak kohë që nga shfaqja e llojit omicron në Serbi, prandaj nuk ka një studim të qartë dhe një pasqyrë të plotë të situatës.

“Të gjithë po flasin sesi vendet skandinave po heqin masat. Po, por ata kanë 85-90 për qind të vaksinuarve”, tha Tiodoroviq.

Ai vlerësoi se është shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim për omicron dhe variantin e ri të tij stealth, por se, sipas tij, mund të thuhet se këto “po hyjnë në një fund të caktuar”./Spektri