Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e Prof. Dr. Veprim Shehu, specialist i Pulmologjisë.
“Prof. Dr. Veprim Shehu përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin dhe PhD, në drejtimin e pulmologjisë, i përfundoi në Universitetin Hacitepe, në Ankara. Prof. Dr. Shehu u ka shërbyer qytetarëve në spitalin Maltepe në Stamboll dhe së fundi në Kolegjin AAB si mësimdhënës.
Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij”, thuhet në pnjoftimin e OMK-së.