Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ishte mysafire e Besim Dinës në emisionin “Oxygen” këtë të shtunë në Klan Kosova.
Teksa ditëve të fundit shpenzimet për naftë të deputetëve të Kosovës bën shumë zhurmë, Balje u përmend shumë këto ditë, pas raportit se veç gjatë vitit 2021, nga Kuvendi i Kosovës kishte përfituar afro 3 mijë euro për udhëtim.
Me këtë rast Balje kërkoi nga Dina që t’ja paguaj naftën, njofton Klankosova.tv.
Duda Balje: Lej ti këto. A i ke përgatit pagesat për udhëtim?
Besim Dina: Qe bre, qe. Ngiju Dudë.
Pra skenë me shaka, ku me këtë rast, Besimi tha se ia dha pesë euro për udhëtim nga Prizreni në Prishtinë.