Gjatë një konference për media, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar se të hënën do të takoj liderët shqiptarë të Luginës, raporton Spektri.
Presidentja e Kosovës këtë e ka konfirmuar gjatë deklarimit të saj para gazetarëve, në lidhje me ngjarjet e fundit dhe takimeve me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Osmani ka treguar se do të takohet me liderët e Luginës, pas takimeve të tyre që kanë pasur në SHBA.
Presidentja njëkohësisht i ka ftuar të gjithë qytetarët që të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë që është duke u zhvilluar./Spektri