Këngëtarja e njohur zbuloi sekretin e ”Big Brother Vip Kosova” zbuloi datën dhe banorin e parë?





Formati ”Big Brother Vip”, do te zhvillohet për herë të parë këtë vitë në Kosovë fillimi i tij është paralajmëruar prej muajsh nga produksioni i reality- showt por që akoma nuk ka filluar.

Disa herë është njoftuar se kur do të nis reality show, por akoma shikuesit presin një datë të saktë. Publiku po e pret me padurim nisjen e programit, dhe kanë nisur që të pyesin edhe shokët e moderatorëve në lidhje me datën.

Në lidhje me këtë një ndjekës ka pyetur edhe këngëtaren e njohur Vesa Luma, në një bisedë virtuale në Instagram se kur do të nisë “Big Brother Vip Kosova”, pasi jo është mikeshë e moderatorit të reality showt, Alaudin Hamitit.

Përgjigja e Vesa Lumës ishte data 28 nëntor: “Shumë e thjeshtë si spo jua merr mendja. Pasi më 28 nëntor ka përvjetorin Klan Kosova- besoj fuqishëm që ajo është data e nisjes. Imagjino të jetë e vërtetë.”
Pas pak moderatori ka ripostuar përgjigjen e Vesa Lumës, dhe shkruan: “Pse s’po tregon që po të presim edhe ty”, shoqëruar me disa emoji të qeshurash, duke treguar është një shaka.