Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje, është arrestuar dhe vënë në pranga nga policia e Beratit.
35-vjeçari rezulton i dënuar me katër vjet e pesë muaj burgim nga Gjykata e Sarandës, pasi ka përndjekur një shtetase të mitur 13-vjeçare dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, ndërkohë që dënimi për 35-vjeçarin është dhënë në mungesë.
Policia njofton se veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë në Sarandë, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv
Policia ka arritur ta arrestojë shtetasin A. P., 35 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte strehuar në banesën e një të afërmi të tij.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e Sarandës e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekje”, njofton policia.