Emily Ratajkowski ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard.
Modelja e famshme e ka bërë të ditur lajmin sot (e enjte) duke njoftuar se fëmija ka lindur para tri ditësh.
29-vjeçarja e ka shpërndarë një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet duke i dhënë gji fëmijës së saj.
“Sylvester Apollo Bear na është bashkuar neve tokësorëve. Sly erdhi në jetë më 8 mars 2021 në mëngjesin – më të mbinatyrshëm, të bukur dhe të mbushur me dashuri – të jetës sime”, ka shkruar ajo pranë postimit.
Emily ka thënë në të kaluarën se nuk do ta tregojë gjininë e fëmijës, sepse ajo dhe bashkëshorti i saj duan ta rritin fëmijën në një ambient neutral sa i përket gjinisë. /Telegrafi/