Fatmir Limaj rikthen thënien e famshme: Nuk provohet shteti o djem

Pas sanksioneve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosën sot Kosovës, si rezultat i padëgjueshmërisë së kryeministrit Kurti për de-eskalimin e situatës në veri, vazhdës së reagimeve iu është bashkuar edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Limaj tha se kjo është një situatë tipike për Albinin, ndërsa përsëriti thënien e tij e cila pati bërë bujë të madhe kudo në rrjet.

“Nuk provohet shteti o djem”, ka shkruar ai.

“Shtrirja e plotë e sovranitetit dhe respektimi i kushtetutshmërisë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë me të cilët rrugëtuam tash e 25 vite”, tha ndër tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Nuk provohet shteti o djemë!

Situatë tipike për Albinin! As këndej as andej!

Shtrirja e plotë e sovranitetit dhe respektimi i kushtetutshmërisë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë me të cilët rrugëtuam tash e 25 vite!