Politikani serb: Transportuesit shqiptarë që sollën serbët në tubimin në Beograd, të trajtohen si tanët

Vladimir Gjukanoviq, pjesë e kryesisë së Partisë Progresiste Serbe të cilën e udhëhiqte deri vonë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kompanitë e autobusëve që sollën serbët e veriut në tubim të Vuçiqit duhet të trajtohen si “agjenci tona”.

Siç raporton Danas, i pyetur se në çfarë forme paguhen shërbimet e kompanive nga Kosova, ai tha se këtë pyetje duhej parashtruar serbëve nga veriu që morën pjesë në tubim./Insajderi

“Ka pasur autobusë nga Bullgaria, Rumania… Serbët tanë në Kosovë ia dolë. Duhet t’i pyesni ata”, deklaroi ai.

“Më vjen mirë që transportuesit shqiptarë, disa nga agjencitë e tyre të udhëtimit, duan të vijnë e të enden me veturë nëpër Serbi dhe të lënë paratë e tyre këtu. Pra, ne nuk kemi asgjë kundër kësaj, ne e trajtojmë atë sikur të ishte një krahinë jugore serbe”, deklaroi më tej ai.