Një burrë nga Uashingtoni i ShBA-ë që ka përdorur të njëjtat pesë shifra numrash për të luajtur lotari për më shumë se një vit, kapi çmimin prej 50,000 dollarësh.
66-vjeçari i përdori ata numra për të blerë biletën e tij për shortin e 24 shtatorit.
“Nëse do të kisha ndërruar numrat e mi, nuk do të kisha fituar. Ju duhet t’i luani ato numra për çdo short”, u tha ai zyrtarëve të lotarisë.
Fituesi shtoi se planet e tij me paratë e fituara përfshijnë blerjen e një veture për vajzën e tij.