Policia turke ka arrestuar 13 persona që morën pjesë në marshim me rastin e Ditës së Gruas, ku kishin fyer presidentin, Recep Tayyip Erdogan.
Mijëra protestues marshuan nëpër rrugët e Stambollit për të dënuar dhunën ndaj grave në Turqi, ku më shumë se 400 gra u vranë vitin e kaluar.
Ndryshe nga vitet e mëparshme kur policia prishi demonstratat e ngjashme, marshimi përfundoi paqësisht, raporton yahoonews.
Sidoqoftë, policia më vonë shqyrtoi videot e protestës dhe arrestoi 13 persona, përfshirë një të mitur që mori pjesë në protestë.
Media lokale raportoi se personat u arrestuan për fyerjen e presidentit Erdogan. Fyerja e presidentit është krim në shtetin turk që dënohet me burg deri në katër vjet. /Telegrafi/