Gati një vit pa fitore, ja bilanci i Kombëtares Kuqezi në 9 takimet e fundit







Shqipëria do të përballet sot në orën 20:45 me Islandën në “Air Albania”, takimi i fundit i Nations League për “kuqezinjtë”, sfidë e grupit 2 të Ligës B, që do të transmetohet në “Super Sport 2”.

Për rreth një vit përfaqësuesja shqiptare nuk ka mundur të marrë asnjë fitore. Në nëntë sfidat e fundit “kuqezinjtë” numërojnë 3 barazime dhe 6 disfata.

Shifra shumë negative për “kuqezinjtë” dhe në përballjen me Islandën, Shqipërisë i duhet me patjetër kthesa.

Ecurinë negative në rezultate Kombëtarja jonë e ka nisur në përballjen me Poloninë në “Air Albania” më 12.10.2021, ku skuadra e Rejas u mund me rezultatin 0-1.