Gjilan: Mjekët kapen në flagrancë duke marrë ryshfet, arrestohen

Në Spitalin e Gjilanit, Kirurgu dhe Anesteziologu, kapen në flagrancë duke marrë ryshfet për të kryer një operim

Mbrëmë në Spitalin e Gjilani, janë kapur në flagranc një kirurg dhe anesteziolog, pasi familjarëve të një pacienti u kishin marrë ryshfet për të kryer operacionet e nevojshme shkruan Radio Star.

Burimet brenda Spitalit të Gjilanit, bëjn të ditur se kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 21:30.

Pas denoncimit të familjarëve të pacientit në vendim e ngjarjes kanë dalë Policia e Krimeve Ekonomike, ku kanë arritur ti kapin në flagranc dy të dyshuarit.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka treguar se kirurgu është ndaluar për kohëzgjatje prej 48 orëve

Komunikata e plotë:

“Nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë arrestuar dhe shoqëruar për intervistim personat e dyshuar, ku me vendim të prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orësh”, thuhet në njoftim./Radio Star/