Tifozët bekojnë skuadrën para nisjes; Dita kur Napoli mund të shpallen kampion!

Napoli mund të shpallet kampion ditën e sotme në Itali, nëse Lacio nuk arrin të fitojë ndaj Interit. Skuadra e Luçiano Spaletit do të presë në shtëpi Salernitanën, por këta të fundit nuk do të shkojnë vetëm për të festuar.

Skuadra e Salernitanës kërkon pikët për të forcuar pozitat në klasifikim dhe vetë tifozët që e kanë përcjellë skuadrën para nisjes për në Napoli, kanë qenë të shumtë. Me flakadanë, tymuese e flamuj, me mijëra tifozë kanë mbushur rrugët e qytetit për të mbështetur skuadrën e tyre.

“Falënderoj Zotin që nuk jam napolitan”, shkruhej në një nga fanellat e tifozëve të Salernitanës. Vetëm pak ditë më parë, tifozët e Napolit po festonin në një mënyrë që krijoi shumë polemika. Një arkivol dhe logot e skuadrave të tjera të Serisë A, bënë që të shumta të jenë reagimet kundër tyre.