Sot në ora 14:20 ka ndodhur një gjuajte me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, ndërsa nuk ka të lënduar.
Policia e Kosovës konfirmoi rastin për Telegrafin, gjersa hetuesit policor po kryejnë hetimet.
“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.
Ahmeti tutje shtoi se bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast nuk ka persona të lënduar. /Telegrafi/