Kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka njoftuar nga e premtja, më 6 shtator, do të organizohet bllokadë e të gjitha vendkalimeve në Kosovë.
Sipas mediave në gjuhën serbe, Rojeviq ka thënë se bllokada do të organizohet nga “shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova”.
Ai shtoi se do të sigurohet transport për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar nga Beogradi, Novi Sadi, Smedereva, Kragujevci, Nishi, Krushevci, Vranja, Rashka dhe se automjetet spitalore do të lejohen të kalojnë gjatë bllokadës së kalimit.
Siç është paralajmëruar më tej, do të bllokohen kalimet në Bërnjak, Jarinjë, Merdarë, Konçul dhe Kullë. /Telegrafi/