Hansi Flicku do të ngarkohet me një detyrë të madhe kur ai zyrtarisht të marrë drejtimin e Barcelonës si trajner.
Një ndër fushat ku ai duhet të jetë i kujdesshëm është ajo e afatit kalimtar, ku së bashku me drejtorin sportiv Deco, do të kenë fjalën kryesore për vajtje-ardhjet.
Barcelona do të detyrohet që të adresojë situatën e Joao Felix dhe Joao Cancelos gjatë javëve në vazhdim.
Që të dy lojtarët do të rikthehen tek klubet e tyre, Atletico Madrid dhe Manchester City respektivisht, pas përfundimit të Euro 2024, dhe nuk është fare e sigurt nëse e ardhmja e tyre do të vazhdojë tek Barcelona.