Instagrami po punon që të ofrojë “miq” AI

Aplikacioni Instagram po punon që t’u mundësojë njerëzve të krijojnë “miq” AI (inteligjencë artificiale) me të cilët ata mund të flasin.

Është vetëm shenja e fundit se Meta po punon për një sërë mjetesh të inteligjencës artificiale për të lejuar njerëzit të kenë biseda. Opsionet e ardhshme mund të përfshijnë lejimin e njerëzve të flasin me versionet e AI të të famshmëve ose me bizneset, për shembull.

Por mjeti i ri duket se synon në mënyrë specifike t’i lejojë njerëzit të kapërcejnë mërzinë ose vetminë duke i lejuar njerëzit të zgjedhin personalitetin e mikut të tyre të AI dhe më pas të bisedojnë me ta.

Kjo së paku thuhet nga studiuesi i aplikacioneve Alessandro Paluzzi, i cili gjeti referenca për veçorinë e re brenda aplikacionit.

Instagram ka refuzuar të komentojë – dhe kompania punon vazhdimisht në shumë veçori që nuk arrijnë kurrë në versionin publik të aplikacionit. /Klankosova.tv