Një gjykatë e Stambollit ka dënuar ish-futbollistin turk Sezer Ozturk me 14 vjet e shtatë muaj burg për vrasjen e një personi.
Gjykata e dënoi ish-lojtarin e lindur në Gjermani dhe ish-shpresën e madhe të futbollit turk, me 12 vjet e gjashtë muaj burg për “vrasje me paramendim pas provokimit të pajustifikuar” dhe dy vjet e një muaj të tjerë shërbim prove për armëmbajtje pa leje dhe shkaktimin e lëndimit trupor.
I akuzuari u deklarua i pafajshëm, duke pretenduar se vrasjen e ka kryer për vetëmbrojtje, por prokuroria beson se ish-lojtari, tashmë sipërmarrës kateringu, pas një debati në trafik ka ndjekur një tjetër person dhe e ka qëlluar në ecje e sipër.
Ozturk luajti dy sezone te Bayer Leverkusen dhe një tjetër te Nuremberg dhe në karrierën e tij të pasur ka veshur edhe fanellat e Fenerbahce, Besiktas dhe Basaksehir. Luajti për të gjitha kombëtaret e të rinjve të Turqisë, por nuk debutoi për kombëtaren e të rriturve.